Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka komentuar së fundmi për trendin e ikjes së të rinjve nga Kosova.
Gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane, Bislimi ka thënë se në zonën Schengen po dalin gjyshërit dhe se të rinjtë po qëndrojnë në vend dhe po kontribuojnë për zhvillimin e tij.
Ai shtoi se sot punësimi është rritur.
“Nëse punësimi ka qenë 355 mijë e sot është 420 mijë po flasim për 65 mijë vende pune shtesë. Janë 65 mijë veta më shumë që kanë kontrata pune dhe në fund të muajin marrin pagë edhe e shpenzojnë atë, dhe kjo nuk mund të ndryshohet”, tha Bislimi.