Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Kane: Ky ekip do të arrijë diçka të veçantë këtë sezon

Zhurnal Ads

Kapiteni i Tottenhamit, Harry Kane, beson se ekipi i tij është në gjendje të arrijë diçka të veçantë këtë sezon, pas fitores 1:0 kundër Burnley e cila i ngrit në pozitën e pestë në Premierligë.

Goli me kokë i Son Heung-Min në pjesën e dytë si pasojë e një pasimi nga Kane ia fitoi tri pikë skuadrës së Jose Mourinhos, e cila hasi në vështirësi të shumta për ta thyer mbrojtjen e vendosur të Burnley deri në atë moment, transmeton Gazeta Express.

Pasi e humbi ndeshjen hapëse të sezonit kundër Everonit, klubi nga Londra veriore është e pamposhtur në 10 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Kalimi në fazën grupore në Ligën e Evropës dhe në çerekfinale të Carabao Cup dhe ecuria e gjatë pa humbje i ka rritur pritjet në mesin e përkrahësve të klubit.

“Mendoj se jemi në një fazë kur tani jemi shumë të bashkuar. Shumë prej nesh i kemi katër apo pesë vjet së bashku këtu. Dhe tani prurjet e reja janë shumë të mira dhe të gjithë ne po fitojmë përvojë”, tha Kane.

“Ne e dimë se me ekipin që e kemi dhe me lojtarët që i kemi, mund të arrijmë diçka të veçantë”, shtoi ai.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Si mund t’ia shpëtojë Liverpooli karrierën Amir Rrahmanit?

E.E.

Ronaldo e kishte fanellën e Arsenalit në dorë, pastaj ndërhyu Man Unitedit – thotë Wenger

admin

Alaba nuk do të rinovojë me Bayernin, ai tanimë ka zgjedhur skuadrën e ardhshme

admin

De Ligt dhe Alex Sandro kthehen në fund të nëntorit

E.E.

Barcelona dorëzohet para kërkesave të Cityt, gati të paguajë shumën e kërkuar nga anglezët për Eric Garcian

E.E.

SAS seasonal summer 2018 routes – 5 new destination & 27 new non-stop routes

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...