Kanë mbërritur edhe 97 qytetarë të tjerë nga Afganistani, të cilët do të vendosen përkohësisht në vend

Shkup, 5 tetor – Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit sot mbërritën 97 qytetarë të Afganistanit të cilët janë aktivistë të Institutit Demokratik Kombëtar për Çështjet Ndërkombëtare (NDI). Ata do të vendosen përkohësisht në Maqedoninë e Veriut derisa të sigurohet një transferim në destinacionin e tyre përfundimtar.

Pas uljes, qytetarët afganë iu nënshtruan procedurës standarde, mbështetjes së Kryqit të Kuq, kontrollit dhe mbrojtjes së sigurisë, mbështetjes mjekësore, testit PCR dhe mundësisë për vaksinë.

“Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar ndaj aksionit humanitar global që synon t’i ndihmojë qytetarët e Afganistanit, të cilët në të kaluarën kanë punuar për të përmirësuar të drejtat e njeriut, demokracinë dhe paqen”, kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë.

Shpenzimet për këtë grup qytetarësh do të mbulohen plotësisht nga NDI.

Related posts

Majlinda Bregu: Maqedonia e Veriut ishte e para që e zbatoi “Garancinë për të rinj “

N E

Edhe për 36 komuna janë miratuar projektet për realizimin e punimeve infrastrukturore

Z H

Kompania “Ecolog” e familjes Destani dhuron 10 autoambulanca Maqedonisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More