Agjencia Zhurnal.mk

“Kane s’duhet të kritikohet për sinqeritetin”

Ish-sulmuesi i Tottenhamit, Gary Lineker, beson se Harry Kane s’duhet të kritikohet pse ishte i sinqertë kur e pranoi se mund të vendosë të largohet nga Tottenhami për t’i arritur ambiciet e veta personale.

Harry Kane e ka kaluar të gjithë karrierën e tij si profesionist me Tottenhamit, duke i ndihmuar klubit londinez të jetë vazhdimisht në garë për top katërshen e Premierligës dhe ta arrijë finalen e Ligës së Kampionëve gjatë shtatë vjetëve të karrierës së tij, transmeton Gazeta Express.

26-vjeçari i ka shënuar 181 gola në gjithsej 278 ndeshje të zhvilluara, duke u bërë kështu i njohur si njëri ndër qendërsulmuesit më të rrezikshëm në futbollin evropian.

Megjithatë, përkundër sukseseve të tij individuale, ai s’ka arritur të fitojë ende trofe me klub. Në një intervistë të fundit, anglezi insistoi se ai s’do të ketë frikë të largohet nga Tottenhami në një pikë kur ndien se klubi s’po shkon më në drejtimin e duhur.

“Është e kuptueshme. Ai është një lojtar i klasit botëror, është njëri ndër sulmuesit më të mirë në botën e futbollit dhe ai natyrisht që do të jetë pak i irrituar me zhvillimet e fundit në Tottenham”, ka thënë Lineker.

“Nuk është e lehtë, ne e kemi parë të njëjtën gjë me Arsenalin. Kur e ndërton një stadium të ri, kjo ta ngadalëson zhvillimin dhe kjo ndoshta po ndodh edhe me Tottenhamin”.

“Ai thjesht u tregua shumë i sinqertë, apo jo? Po thotë se nëse Tottenhami nuk fiton gjëra… sepse çdo lojtar dëshiron të fitojë trofe në karrierë. Do të ishte e paimagjinueshme për një lojtar si Kane të mos fitojë asgjë gjatë gjithë karrierës”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...