Agjencia Zhurnal.mk

Kanibali ukrainas vret të dashurën dhe pjek pjesë të trupit për t’i ngrënë

Një kanibal 41-vjeçar, i identifikuar vetëm me emrin e parë Oleksandr, është kapur nga policia ukrainase pasi kishte vrarë të dashurën e tij dhe po përgatiste të për të ngrënë pjesë nga trupi i saj.

Policët e tmerruar bënë zbulimin gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në qytetin qendror të Kryvyi Rih në fillim të muajit.

Sipas tyre, Oleksandr dhe e dashura e tij 50-vjecare që nuk është emëruar, po zbaviteshin në shtëpi duke konsumuar shumë alkool.
Në një pikë të zhvillimit, Oleksandr kishte kapur një thikë kuzhine dhe e kishte qëlluar në fyt duke e vrarë.

Më pas ai duket se e kishte copëtuar trupin e saj dhe e kishte futur në një qese plastike. Ndërsa natën, e kishte larguar trupin rreth 500 metra nga shtëpia e tij duke e lënë në bregun e moçaltë të lumit Inhulets.

Mbetjet e trupi u zbuluan nga një kalimtar që po shëtiste me familjen e tij një ditë më vonë.
Babai i dy fëmijëve Mykola tha për mediat lokale: “Ne po kërkonim një vend për të peshkuar, kur hasëm thesin. Pashë pjesë trupi njeriu që dukeshin nga jashtë dhe thirra policinë”.

Vendasit e identifikuan shpejt viktimën dhe i treguan policisë shtëpinë e të dashurit të saj. Kur hynë atje, oficerët nisën të ndjeheshin heq nga era. Oleksandr po piqte mish nga këmba e viktimës dhe po e hante.
Mediat ukrainase thonin se vrasësi deklaronte se “gatoi këmbët e të dashurës sepse ishte i uritur”. Ai përballet me një maksimum prej 15 vjet burg nëse shpallet fajtor.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...