Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Kanye fotografohet në publik pas shkurorëzimit me Kim, tashmë nuk e mban unazën

Kanye West është parë në publik për herë të parë që pas dorëzimit të letrave për divorc. Ai po largohej nga zyra e tij në Malibu dhe ndërsa hipi në makinë u përpoq të fshihte fytyrën.

Deri vonë, reperi i njohur ende mbante një unazë martese, ndërsa Kim e kishte hequr menjëherë pas ndarjes. Kurse tash e ka hequr edhe ai.

Kardashian bëri kërkesë për divorc të premten e kaluar nga Kanye West pas shtatë vjet martese dhe katër fëmijëve. Edhe pse u përfol për javë të tëra, çifti tashmë ka rënë dakord për ndarjen e pasurisë dhe kujdestarinë e fëmijëve të tyre.

Çifti ishte së bashku që nga 2012, dhe ka mbijetuar për shtatë vjet. Kim së shpejti u pa në Calabasas, dhe shumë bien dakord se 40-vjeçarja nuk është dukur kurrë më e lumtur. Gjithashtu, ajo asnjëherë nuk ka qenë më aktive në rrjetet sociale dhe fotot nudo dëshmojnë se ushtrimet ditore po japin rezultat.

Nga ana tjetër, sipas raporteve të fundit, gjendja e reperit të njohur amerikan po përkeqësohet dhe thuhet se ai shpresonte deri në fund që Kim të mos dorëzonte letrat për divorc.

Çifti dështoi ta kapërcejë krizën dhe “episodet” e vitit të kaluar të Kanye në të cilat ai tha publikisht gjëra të shëmtuara për Kim dhe familjen e saj, duke pretenduar se ai nuk mund të divorcohej nga ajo, ndërsa krahasonte nënën dhe menaxherin e saj Kris Jenner me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Gjithashtu, gjatë fushatës së tij të dështuar presidenciale, ai tha se gruaja e tij po mendonte seriozisht të abortonte fëmijën e tyre të parë, North.

Postime të ngjashme

Me këmishë nate dhe e pa grimuar, Dua Lipa iu thotë “mirëmëngjesi” fansave me poza ku vë në pah dukjen e saj natyrale

S.B.

Dua Lipa sërish pjesë e reklamës së parfumit “Libre”

S.B.

Madonna e ka blerë shtëpi 19.3 milionë dollarësh nga The Weeknd

S.B.

Kanye West dhe Kim Kardashian kërkojnë të dy kujdestarinë e përbashkët në divorc

S.B.

Bebe Rexha shënon një tjetër sukses të madh, kënga e saj “Meant to be” arrin një miliard dëgjime në Spotify

S.B.

Të famshmit nga estrada shqiptare urojnë Muajin e Shenjtë të Ramazanit

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...