Agjencia Zhurnal.mk

Kanye West njofton se po kandidon për president në Amerikë

Është e paqartë nëse ai është konsoltuar me mikun e tij, Donald Trump, por reperi Kanye West ka njoftuar se është i gatshëm të bëhet president.

“Ne tani duhet të realizojmë premtimin e Amerikës duke i besuar Zotit, duke unifikuar vizionin tonë dhe duke ndërtuar të ardhmen tonë”, shkroi West në Twitter mbrëmjen e së shtunës. “Unë jam duke kandiduar për president të Shteteve të Bashkuara!”.

Nuk është e qartë se sa serioz është ai në lidhje me kandidimin, por duket se Kanye do ta sfidojë Trumpin në këtë aspekt.

Ka shumë të ngjarë që ai të mund të përdorte pak reklamë për albumin e tij të ardhshëm, “God’s Country”, dhe këngën e tij “Wash Us in the Blood”, që u lansua në fillim të kësaj jave.

Por, vetë Trump ishte një yll televiziv dhe ish-presidenti Ronald Reagan sigurisht që bëri emrin e tij si një aktor i Hollywood-it përpara se të hynte në politikë.

Nëse West në të vërtetë dëshiron të kandidojë për president, ai do të duhet ta bëjë këtë si i pavarur. Dhe madje kjo do të kërkonte të merrte nënshkrimet e nevojshme deri në votimin e nëntorit.

West, 43-vjeçar bëri një paraqitje surrealiste në zyrën Oval në tetor 2018, duke u takuar me Trump pasi tregoi dashurinë e tij për presidentin aktual.

Një ditë para se të bënte shpalljen e tij, reperi ndau një fotografi të 1 korrikut me ndoshta figurën e vetme të famshme më polarizuese se ai vetë: Elon Musk.

Musk menjëherë iu përgjigj njoftimit presidencial të West, duke shkruar, “Ju keni mbështetjen time të plotë”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!