Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Kapacitete spitalore ka mjaftueshëm, kuadri është mobilizuar, pohoi Filipçe

Zhurnal Ads

Shkup, 29 tetor, zhurnal.mk – Kapacitete spitalore ka mjaftueshëm. Gjithë Qendra Klinike është në situatë të mobilizimit. Në mëngjes kisha mbledhje me drejtorët e të gjitha klinikave interne, në listën e mjekëve dhe infermiereve janë të gjithë mjekët dhe infermieret e punësuar nga klinikat dhe sipas nevojës do të punojnë në kapacitete plotësuese.

Këtë sot e theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pas seancës së Këshillit të sigurisë.

“Duke e marrë parasysh atë që spitali modular pothuajse është mbushur, janë siguruar shtretër plotësues spitalor të Institutit për sëmundje të mushkërive, në korrniza të disa klinikave interne, si dhe të klinikave për dermatologji dhe neurologji, ku ka qasje deri te furnizimi qendror me oksigjen”, theksoi Filipçe.

Ai potencoi se në korrniza të spitaleve tjera, gjithsej janë liruar repartet interne dhe tërësisht është vendosur kuadri në mobilizim.

“Repartet plotësuese tashmë janë gati. Edhe shtretër spitalor ka mjaftueshëm dhe kuadri është i gatshëm të punojë me pacientët me Kovid. Qytetarët duhet të qëndrojnë të qetë, askush nuk do të mbetet pa mbrojtje shëndetësore, pa shërbim mjekësor. Apeloj të respektohen masat e reja. Mbrëmë u votua ndryshimi i Ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse. Masat të cilat tani janë në fuqi janë ato të cilat janë implementuar në të gjithë Evropën, kapaciteti i kufizuar i transportit publik, mbajtja e obligueshme e maskave në vend të hapur, të mbyllur në objekte hotelerike deri në orën 23:00, rekomandimi të punohet prej në shtëpi dhe onlajn, është diçka që nëse respektohet mundet seriozisht ta zvogëlojë transmisionin e virusit”, potencon Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Ministri theksoi se dje është takuar me përfaqësuesit e Odës së mjekëve, ndërsa nesër në orën 12:00 përmes platformës ZOOM do të mbajë mbledhje me 56 internistë, të cilët, siç sqaroi, kanë shprehur gatishmëri dhe janë të gatshëm të marrin pjesë në punën e Klinikave në Shkup, në spitalet në shtet, si të përfshihen në sistemin e kujdestarive.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Euronews: Sofja po bllokon Shkupin për shkak të problemeve të saj në politikën e brendshme

T E

Blerja e 40.000 kompjuterëve do të zgjaste deri në prill, thotë Kryeministri

E.E.

21 viktima dhe 565 të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit

T E

VMRO-DPMNE: Qeveria t’i zgjidhë problemet që vetë i ka krijuar

E.E.

Presidenti Pendarovski do të ketë fjalim në Asamblenë e 75-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Z H

Ndotja e ajrit në qytete rrit vdekjet dhe ashpërsinë e Covid-19

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...