Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Kapen 12 afganë në kamion duke hyrë nga Maqedonia në Kosovë

Han i Elezit, 4 shkurt – Policia e Kosovës sot ka gjetur 12 shtetas të huaj të fshehur në një kamion me rimorkio, që dyshohet se janë kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut.

“Më datën 04.02.2021, rreth orës 04:00, në linjën hyrëse të Republikës së Kosovës, në terminalin doganor Han i Elezit, nga Maqedonia e Veriut ka ardhur kamioni ngjyrë e bardhë me rimorkio me ngjyrë hiri, të cilën e drejtonte shtetasi m/s/RKS, me inicialet A. N., viti i lindjes (1983) nga Graçanica”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Nga ana e zyrtarëve policorë mjeti është selektuar për kontroll me pajisje – kamera.

“Gjatë kontrollimit kamera ka dhënë sinjale se në rimorkio mund të ketë të fshehur gjallesa. Pas sinjalizimit nga pajisja Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës ka këputur bllombën, është hapur rimorkio, ku edhe janë gjetur dymbëdhjetë (12) persona, shtetas nga Afganistani”, thuhet në njoftim.

Të gjithë personat janë kontrolluar nga ekipi mjekësor.

Bëhet e ditur gjithashtu se në bashkëpunim me prokurorin kompetent janë duke u kryer hetime lidhur me dyshimet për kontrabandim me migrantë, përderisa personat e identifikuar janë duke u trajtuar konform Ligjit për të Huaj në Kosovë.

Postime të ngjashme

Aleanca për Shqiptarët: Fton Qeverinë të jenë më të përgjegjshëm në parandalimin e rreziqeve nga zjarret

D V

Mickoski niset drejt Koçanit

D V

Bullgaria do të dërgojë ndihmë për shuarjen e zjarreve në Maqedoni

D V

Zaevi: Unë dhe disa ministra jemi nisur drejt Koçanit

D V

Në territorin e Qytetit të Shkupit intervenime për 16 zjarre, të gjithë janë lokalizuar

D V

Po evakuohen personat e palëvizshëm dhe prona pas zjarrit në lokalitetin Pasjak në rajonin e Pehçevës-Dellçevës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...