Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Kapen 49 kg kokainë nga Ekuadori në portin e Durrësit, arrestohet babai i Arbër Çekajt

Finalizohet operacioni i koduar “MERSIN”.

Operacioni i zhvilluar në Portin e Durrësit, nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet doganore në Port Durrës.

Sekuestrohen rreth 49 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.

Strukturat e Policisë së Shtetit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe hetimet e kryera se në një kontenier fshihej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike kokainë, në bashkëpunim me autoritetet doganore kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “MERSIN”.

Si rezultat i operacionit, gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në disa kontenierë, u bë e mundur që në njërin prej tyre, i cili ishte i ngarkuar me banane dhe ishte nisur nga Ekuadori me destinacion Shqipërinë, për llogari të një firme me qendër në Maminas, me administrator shtetasin S. Ç., të gjendej dhe sekuestrohej në cilësinë e provës materiale rreth 49 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Në vijim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikeve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi S. Ç., banues në Sauk, Tiranë.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Për arsye hetimore nuk jepen detaje të tjera rreth operacionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Postime të ngjashme

Një qytetar i Dibrës është plagosur me armë zjarri

Zekirija Haxhiu

Marihuana në malin e Tetovës, paraburgosen tre shkupjanët!

Dafina Vidishiqi

Ndërron jetë 32 vjeçarja që u përfshi në aksidentin në Ferizaj, ku kishin humbur jetën edhe katër familjarët e saj

Dafina Vidishiqi

Tragjedi në Kërçovë / Djali ther me thikë babain, nga plagët vdes në spital

Dafina Vidishiqi

Aksident i tmerrshëm afër parkut të Çairit, ka të lënduar

Dafina Vidishiqi

Sanksionohen 213 shoferë në Shkup, 34 për vozijte të shpejtë

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...