Agjencia Zhurnal.mk

Kapen 94 emigrantë në rrugën Radovish-Shtip

Radovish, 9 gusht – Policia mbrëmjen e djeshme ka kapur 94 emigrantë në rrugën rajonale Radovish-Shtip.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, kur policia nga Sektori për Punë të Brendshme në Shtip ka ndaluar automjetin e tipit “Volvo” me targa të Shkupit.

” Shoferi ka ndaluar automjetin dhe më pas ka ikur në drejtim të panjohur. Me autorizim të Prokurorisë Publike është kryer kontrollë në vendin e ngjarjes, prej ku është vërtetuar se në automjeti ka pasur 94 shtetas të huaj-emigrantë (shtetas të Sirisë, Avganistanit, Irakit dhe Pakistanit)”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Kujtojmë se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut tashmë ka shpallur gjendje krize për pjesën kufitare në veri dhe jug të vendit, si pasojë e fluksit të rritur të emigrantëve si dhe për shkak të gjendjes me pandeminë Covid-19.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...