Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Maqedoni

Kapen 94 persona në një restoran në Zhelinë, festonin me marihuanë

Shkup, 29 dhjetor – Zhurnal.mk – Gjatë kontrollit të kryer nga ana e policisë në një objekt hotelierik në rrugën rajonale Tetovë-fshati Zhelinë, mbrëmë vonë në ora 23:45 janë gjetur 94 persona, prej të cilëve 73 mysafirë. Janë kapur edhe 17 shtetase të huaja nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Serbia dhe Molldavia.

Ministria e Punëve të Brendshme sot kumtoi se zyrtarët e Departamentit për polici kriminalistike pranë SPB Shkup në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, pas informatave paraprakisht të marra, kanë kryer kontroll në një objekt hotelerik dhe kanë konstatuar se objekti ka punuar në kundërshtim me ligjin, respektivisht ka shkelur masat për ballafaqim me koronavirusin.

“Gjithashtu, gjatë kontrollit të kryer është gjetur marihuanë dhe metadon, me ç’rast janë arrestuar dy persona, ndaj të cilëve do të ngritet kallëzim adekuat. Ndaj personave tjerë do të dorëzohet kallëzim adekuat dhe të njëjti janë dërguar në SPB Tetovë. Nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, objekti është bllokuar dhe ka ndalesë për kryerje të veprimtarisë në kohëzgjatje prej 30 ditëve”, thonë nga MPB.

Postime të ngjashme

Musliu: Në Maqedoni nga viti 1990 gjithmonë diçka është tensionuese

T E

Pandemia rriti çmimin e barnave dhe shërbimeve mjekësore

T E

Heshtje në BDI për dorëheqjen e Mexhitit?

R Zh

Remzi Mehmedi: Tetë njësi zgjedhore siç është edhe ndarja e rajoneve zhvillimore

T E

Ulet numri i kurorzimeve për shkak të pandemisë

T E

Taravari kundër orës policore: Vendim i gabuar

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...