Agjencia Zhurnal.mk

Kapen më shumë së 200 kilogramë mish të prishur në Skenderaj

Skenderaj, 21 qershor – Zhurnal.mk – Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Skenderajt gjatë inspektimit në një nga qendrat tregtare në qytet, ka gjetur një sasi të madhe mish viçi i prishur, prej 184 kilogramë, e vlefshme me 1 mijë e 199 euro, si dhe 43 kilogramë mish pule i prishur, gjithashtu.

Sipas raportit të Inspektorëve, sasia e mishit është gjetur tek Qendra Tregtare “Arjeta”, nga e cila është sekuestruar dhe është dërguar në vendin e sigurt ku edhe është asgjësuar.

Bëhet e ditur se Inspektorati i kësaj komune ka ndërmarrë masa konkrete ndaj rastit në fjalë, duke e gjobitur biznesin, konform dispozitave ligjore.

Kjo komunë i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të paraqesin tek organet kompetente çdo rast dyshimi të produkteve të prishura ushqimore apo me afat të skaduar.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...