Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Kapet 300 kg kokainë në Portin e Durrësit, gjendet në kamionin e një shtetasi nga Maqedonia e Veriut

Shkup, 18 qershor – Plot 300 kilogramë lëndë e dyshuar kokainë është sekuestruar në Portin e Durrësit nga Task Forca e Portit. Policia e Shqipërisë njofton se droga është gjetur në kamionin e një shtetasi nga Maqedonia e Veriut.

“Si rezultat i kontrolleve të shtuara me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e  trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga Task Forca  permanente e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe nga autoritetet doganore të Portit, e cila vepron në Portin e Durrësi, në bazë të dyshimeve të krijuara nga  kjo Task Forcë kanë kaluar për kontroll të detajuar në vijën e dytë në dalje një kamion transit me targa të Maqedonisë së Veriut.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kamionin që drejtohej nga një shtetas nga Maqedonia e Veriut, Task Forca gjeti të fshehur në trupin e kamionit, një sasi rreth 300 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Po ashtu raportohet se drejtuesi i kamioni, një 40-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të  tjerë të përfshirë në të.

“Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës u arrestua në flagrancë drejtuesi i kamionit, shtetasi N. A., 40 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut”, bën të ditur policia.

Postime të ngjashme

Gjendet një person i vdekur në Koçan

D V

Shkoi të lahej me familjen, humb jetën në lumin Buna 13 vjeçarja nga Shkodra

D V

Lezhë/ Shiste kanabis, në pranga 25-vjeçari

D V

Arrestohet ish-juristi i Hipotekës në Lushnje, falsifikoi dokumente dhe regjistronte prona në emër të disa personave (EMRI)

D V

Në Shkup janë shqiptuar 184 sanksione, 39 për ngasje të shpejtë

Z H

Pas mosmarrveshjes me gruan kishte rrëmbyer dy fëmijët e tij, pas 10 vitesh arrestohet në Prizren shqiptari më i kërkuar në Austri

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...