Kapet gomonia me kokainë në Spanjë, në pranga shtatë shqiptarë

nga D V

Shtatë shqiptarë janë arrestuar këtë të mërkurë në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga Garda Civile Spanjolle në zonën Rego do Alcalde, San Miguel de Deiro, në Pontevedra.

Autoritetet spanjolle njoftojnë se gjatë operacionit u sekuestrua një gomone e fuqishme me tre motorë, si dhe një sasi e konsiderueshme kokainë, ende e pa peshuar.

Mediat lokale raportojnë se shqiptarët janë lidhur me një anije peshkimi të kapur në vitin 2023, e cila transportonte 7500 kilogramë kokainë. Po ashtu, janë gjetur edhe pako me drogë dhe materiale të tjera që lidhen me aktivitetet e trafikut të drogës.

Të arrestuarit janë shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje dhe pritet që hetimet të zbulojnë më shumë detaje për këtë operacion ndërkombëtar të trafikut të drogës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More