Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Kapet i riu shqiptar, policia: Biznesmen makinash dhe…

Biznesmen që merrej me tregti makinash, por jo vetëm pasi merrej edhe me drogë. Dhe nuk bëhet fjalë për sasi të vogla, por për rreth 70 kilogramë marijuanë.

Në pranga ka rënë një shqiptar, 35-vjeçar. Ai lëvizte në disa zona të Italisë. Nga Verona në Milano e deri në Bergamo. Madje në shumë raste edhe me djalin e tij, vetëm 1 vjeç.

Mësohet se i riu kishte qenë gjatë gjithë kohës në vëzhgimin e autoriteteve. Për disa ditë ata e kanë ndjekur dhe kanë parë të gjithë njerëzit me të cilët shqiptari është takuar.

Sasinë e madhe të drogës, karabinierët e gjetën brenda garazhit të Ergys H. I riu udhëtonte me një makinë me targa sllovake. Në një frigorifer të papërdorur në garazh, autoritetet gjetën sasinë e drogës, 69 kilogramë hashash dhe 250 gramë amfetamina.

I riu shqiptar është arrestuar disa ditë më parë dhe gjatë seancës së vlerësimit të masës së sigurisë ai nuk është përgjigjur. Ai  ka thënë vetëm që është menaxher dhe që merret me tregtinë e automjeteve.

Mirëpo sipas mediave, në Itali 35-vjeçari rezulton i parregullt. Ai ka mbajtur disa emra. Ai u ndoq fillimisht për shkak të precedentëve të tij të mëparshëm.

Postime të ngjashme

Shqipëri, 21 të vdekur e 777 të infektuar

T E

Ethet e listës së PS në zgjedhje/ Tre deputetë deklarojnë tërheqjen, për t’i hapur rrugën më të rinjve

T E

Senatori amerikan nderon imamin shqiptar në Nju Jork

T E

Covid shuan familjen Cara, ndërron jetën babai, nëna dhe djali i vetëm

T E

Kush është studentja 22 -vjeçare që vdiq nga Covid 19

T E

Di Maio: Vendet skeptike të hedhin poshtë paragjykimet, duhet të nisë procesi i zgjerimit me Ballkanin

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...