Kapet me 10 kg kokainë i riu shqiptar në Itali

nga D. V.

Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap me 10 kilogramë kokainë të fshehura në banesën e tij dhe në makinë.

Gjithçka nisi me një kontroll të policisë në makinën e të riut shqiptar, i cili shfaqi menjëherë shenja nervozizmi të madh, raporton euronews.al.

Brenda saj u gjetën tre blloqe kokaine, brenda një ndarjeje të fshehtë, strategji që po e përdorin shpesh trafikantët e drogës kohët e fundit, e krijuar në mënyrë artizanale në kabinën e mjetit.

Kërkimet më pas u shtrinë në shtëpitë e 27-vjeçarit, në zonën e Alessandria, ku u gjetën edhe gjashtë blloqe të tjera kokaine në një apartament në Casale.

Droga e sekuestrua kap vlerën e 300 mijë eurove, por në pakicë mund të arrijë edhe gjysmë milioni.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More