Agjencia Zhurnal.mk

Kapet me drogë, paraburgim për 32 vjeçaren nga Shkupi

Shkup, 3 janar- Prokuroria themelore e Shkupit ka ngritur aktakuzë ndaj një personi, nga Kavadarci me seli në Shkup, e cila akuzohet për veprën penale “Prodhim i paligjshëm i lëndëve narkotike, substanca psikotrope dhe lëshim i tyre në treg”.

E pandehura 32 vjeçare, gjatë muajit nëntor në vendbanimin ku jetonte “Benjamin Macukovski” në Shkup, në mënyrë të paligjshme bënte shitjen e drogës heroinë dhe marihuanë. Me datë 14 nëntor, gjatë një kontrolli të shtëpisë asaj, në vendbanimin e saj u gjetën 5,79 gram heroin, 0,58 gram marihuanë,si dhe para për të cilat dyshohet se rrjedhin nga shitja e drogës.

Gjatë këtij kontrolli, prokurori vërtetoi se e akuzuara ka kryer thirrje telefonike me persona të cilëve ua ka shitur drogën, si dhe me një taksist dëshmitar, i cili disa here e ka dërguar në lokacionet ku ajo bënte shitjen ilegale të drogës.

Andaj në rastin konkret, prokurori kompetent vlerësoi se janë përmbushur kushtet për masën e paraburgimit në mënyrë qe e akuzuara të mos arratiset.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...