Kapet tetovari që kërkohej për vuajtje të dënimit me burg

nga Xh M

Policia njofton se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar një banor të Tetovë, i cili kërkohej për vuajtje të dënimit me burg prej tre vjetësh. “Më 09.01.2026, në orën 15:15, punonjës policie nga Stacioni Policor Tetovë, në rrugën “Shtipska” në Tetovë, arrestuan K.K. (44) nga Tetova, i cili ishte i kërkuar me urdhër gjyqësor për vuajtje dënimi prej tre vjetësh për kryerjen e veprës penale “tregti e paautorizuar dhe shpërndarje e drogës narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. K.K. është dërguar në burgun e Idrizovës për të vuajtur dënimin”, thonë nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More