Kapi të vdekurin me rrjetë peshkimi, nuk e raportoi rastin në polici – peshkatari grek e kthen sërish në ujë

Një peshkatar raportohet ta ketë zënë në rrjetën e tij të peshkimit një burrë 74-vjeç, që kishte ndërruar jetë. Por, ai në vend se ta raportoj rastin në polici, e kishte kthyer sërish në ujë sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

 

Siç raporton The Guardian, peshkatari grek u arrestua pasi kishte zënë me rrjetën e peshkimit burrin e vdekur, të cilin pasi e pa se çfarë ishte e kishte kthyer në det, transmeton Telegrafi.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur të dielën, të njëjtën ditë kur 74-vjeçari që u kap në rrjetë peshkimi ishte raportuar si i zhdukur në afërsi të brigjeve të Pelion.

Peshkatari 52-vjeç do të ndiqet penalisht për mos raportim të rastit – konkretisht njeriut të vdekur që e kishte zënë me rrjetë peshkimi.

Pelion është një prej destinacioneve më të njohura turistike në Greqi, ku çdo vit mijëra vizitorë ia mësyjnë plazheve të këtij qyteti grek. 

Related posts

Downing Street konfirmon se Boris Johnson do të riorganizojë kabinetin e tij

D V

Ambasadorit kinez i ndalohet hyrja në parlamentin britanik, rriten tensionet politike mes Londrës dhe Pekinit

D V

Burri në Tajlandë rrëmben njëvjeçaren dhe e dërgon në një shpellë – thotë se donte ta sakrifikonte për ‘shpirtrat pyjorë’

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More