Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Kapiteni i Armenisë mobilizohet ushtarakisht dhe shkon në zonën e luftimit

Prej pakë ditësh Armenia dhe Azerbajxhani janë përfshirë në një konflikt të armatosur, u ka marrë jetën dhjetëra civilëve e ushtarakëve, ndërsa nga ky aspekt nuk mund të mbetet pa u prekur as futbolli.

Kështu kapiteni i Armenisë Varazdat Haroyan nuk ka udhëtuar drejt Greqisë për t’iu bashkuar klubit të Larissës me të cilin luan, pasi është mobilizuar ushtarakisht dhe ndodhet në zonën e luftimit.

Armenia ka vendosur të mobilizojë ushtarakisht të gjithë shtetasit nën 40 vjeç dhe nga kjo është prekur edhe futbollisti, i cili ka njoftuar edhe drejtuesit e klubit grek se do t’i bashkohet skuadrës vetëm në një moment të dytë.

Mbrojtësi 28-vjeçar Horayan ka qenë pjesë e rusëve të Ural Yekaterinburg në tre sezonet e fundit dhe këtë verë vendosi të transferohet te AEL Larissa, por gjithçka ka mbetur pezull për shkak të luftës në rajonin e Nagorno-Karabakh.

Kujtojmë që Kombëtarja Shqiptare ka në plan një ndeshje miqësore ndaj Armenisë në Yerevan më 7 tetor, fati i të cilës nuk dihet ende, ndonëse deri tani nuk ka asnjë sinjal për anulimin e saj.

Postime të ngjashme

Chelsea po mendon ta shpërblejë Armando Brojan

Z H

Milan arrinë marrëveshje me Maignan, pritet vetëm vendimi i Donnarummas

Z H

“Nuk donim një tjetër finale angleze”, Unai Emery: Shkëlqejmë edhe ndaj United

Z H

Udinese sqaron udhëtimin e De Paul në Milano

Z H

Ramos thyen heshtjen: “Të poshtëruar po, të fundosur jo”

Z H

“Fair Play Financiar” largon Mbapen dhe hap rrugën për Mesin?!

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...