Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Karakaçanov ironizon: Do të del se edhe Jezu Krishti ka qenë maqedonas

Shkup, 24 dhjetor, zhurnal.mk – Zv.kryeministri bullgar, Krasimir Karakaçanov, ka lëshuar sërish deklarata provokuese e ironizuese ndaj Maqedonisë së Veriut.

Në një intervistë për “BNT”, ai tha se Sofja nuk i ka vendosur veto Maqedonisë së Veriut, por vetëm ka lënë hapësirë që të fillojnë negociatat kur RMV të përmirësohet.

Ai i ka ftuar politikanët maqedonas, që ta ndërtojnë historinë mbi baza të fakteve autentike.

“Këtu prej kohës së Jugosllavisë popullata trajnohet të urrejë, arsimohet të urrejë bullgarët, shqiptarët, grekët, ndërsa të dojë vetëm Beogradin dhe serbët. Gjithçka tjetër duhet të urrehet. Për ata ne jemi tatar, fashist dhe okupator. Do të dalë që maqedonasit ekzistojnë që nga koha e apostol Pavles, ndërsa Jezu Krishti ka qenë maqedonas. Vetëm ne bullgarët jemi fis i poshtëm”, tha zv/kryeministri bullgar, Karakaçanov.

Postime të ngjashme

Pa ujë sot një pjesë e Qendrës, ndërsa pasnesër fshatrat Rashçe, Bojanë dhe Kopanicë

R Zh

Parashikimi i motit

R Zh

Qeveria vendos sot për orën policore

R Zh

Propozim-ligji për shtetësinë sot para deputetëve

R Zh

Gashi: Alternativa do të hynte në Qeveri, por pa BDI-në

R Zh

Musliu: Në Maqedoni nga viti 1990 gjithmonë diçka është tensionuese

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...