Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Karakaçanov kushtëzon Borisovin për koalicion: Vetëm nëse vazhdon bllokimi i Maqedonisë për në BE

Sofje, 14 maj – Zhurnal.mk – Partia humbëse në zgjedhjet parlamentare në Bullgari, VMRO-ja e Krasimir Karakaçanovit, kushtëzon Bojko Borisovin për koalicionim dhe atë vetëm nëse vazhdon bllokimi i Maqedonisë në rrugën drejt BE-së, informon Zhurnal.

Partia e Karakaçanovit para zgjedhjeve të pranverës në Bullgari ka miratuar shtatë prioritete, ndërsa njëra prej tyre ishte bllokimi i rrugës së Maqedonisë drejt BE-së.

“Një nga prioritetet e rëndësishme të VMRO-së është Maqedonia të mos fillojë negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian derisa vendi nuk heqë dorë nga sjellja antibullgare. Më vjen mirë që ministri i ri për punë të jashtme qartë tregoi se nuk ka ndryshime në politikën e jashtme të Bullgarisë”, tha i pari i VMRO-së.

Ai komentoi dhe presidentin maqedonas Stevo Pendarovski i cili tha se Maqedonia do të kërkojë mbështetje ndërkombëtare për anëtarësim në BE dhe të kryejë presion mbi Bullgarinë.

“Ne kemi treguar politikat tona, ndërsa Pendarovski mund t’i drejtohet kujtdo. Ata duan të vazhdojnë politikën e tyre të pandershme mbi Bullgarinë, të vazhdojnë të thyejnë popullin me vetëdijen bullgare në Maqedoni, të vazhdojnë të mësojnë banorët në frymën antibullgare dhe dikush tjetër të na bëjë presion të jemi budalla që të mbështesim këtë. Besoj se në të ardhmen Bullgaria nuk duhet të ndryshojë politikat e saja drejt Maqedonisë derisa nuk bëhet një vend normal dhe nuk zbaton politikë të ndershme, fer dhe të mirë ndaj nesh”, tha ish zv.kryeministri bullgar, Karakaçanov. //Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Në fshatin Nerasht u mbajt kuvendi i nëndegës së Lëvizjes BESA

Dafina Vidishiqi

Mungojnë punëtorët në Maqedoni, sindikata: Situata alarmante, paguani punëtorët sa duhet

Dafina Vidishiqi

Vazhdon çmontimi i anijeve në lumin Vardar

Dafina Vidishiqi

Palmer: Me rëndësi është të përshpejtohet aderimi i Maqedonisë së Veriut në BE

Dafina Vidishiqi

“Muhafizi i 200 hafizave i’a dorëzoi shpirtin krijuesit të vet”

Dafina Vidishiqi

Hysni Ismaili pjesëmarrës në Sesionin e tetë plenar të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore që mbahet në Antali të Turqisë i ri

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...