Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Karakaçanov: Nuk besoj në intervista, ajo që tha Zaev duhet të dëshmohet në vepër

Shkup, 26 nëntor – Zhurnal.mk – Zv.kryeministri bullgar, Krasimir Karakaçanov vlerësoi se intervista e Zoran Zaev për BGNES është thjeshtë një hap i vogël në drejtimin e duhur, informon Zhurnal.

Por gjithsesi sipas tij, ai nuk beson në deklarata dhe intervista por vetëm në atë që ajo që thuhet në dëshmohet në vepër.

Ai tha se për momentin Bullgarisë i nevojiten garanca konkrete, e ato nuk mund të mbështeten vetëm me deklaratë, por nevojitet të nënshkruhet një dokument me shkrim – aneks apo marrëveshje e re.

“Ne duam garanca të qarta se si do të ndryshojë sistemi i tyre arsimor, me afate specifike. Vet procesi i negociatave mund të zgjatë dhjetë vite, por që të pajtohen të fillojmë, na duhet një udhërrëfyes. Duam shumë qartë që ky kusht të futet në marrëveshje me Bashkimin Evropian dhe të jetë e qartë se mund të ndalojmë procesin në cilëndo kohë, nëse marrëveshja nuk zbatohet”, tha Karakaçanov.

Ai shtoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbrojë interesat e saja kombëtare.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Takimi i dytë i Osmanit dhe Stoevit në Antalia

Dafina Vidishiqi

PDSH me Sadi Bexhetin synon fitoren në Tetovë

Dafina Vidishiqi

Komuna e Jegunovcës pa menaxhim me mbeturinat, në hyrje të fshatrave ju “mirëpresin” deponitë e egra

Dafina Vidishiqi

ESHS-Maqedoni: Vitin e kaluar kanë vdekur 25.775 persona, 10.9 përqind prej tyre nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

Prizreni dhe Tetova do të lidhen me tunel!

Dafina Vidishiqi

BE heq zyrtarisht kufizimet për qytetarët e Maqedonisë e Veriut (VIDEO)

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...