Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Karakaçanov: Qeveritë në RMV kanë konsideruar se mund të vazhdojnë të krijojnë idenditet të tyre të rremë

Shkup, 19 nëntor, zhurnal.mk – Reagimi i Bullgarisë nuk është vonuar, sepse deri në përfundim të vitit, gjatë kohës së kryesimit gjerman me BE-në, tema për fillimin e negociatave me Shkupin përsëri është aktuale. Këtë e deklaroi në studion “dita fillon” në BNT zv/kryeministri bullgar, Krasimir Karakaçanov, transmeton Zhurnal.

Ai tha se Bullgaria çdoherë ka pasur qëndrim për zgjerimin e Ballkanit Perendimorë, por çdoherë kemi potencuar se kjo nuk mund të jetë pa kushtëzime dhe Republika e Maqedonisë së Veriut patjetër duhet të përmbush kriteriume të caktuara, nga të cilat kryesore janë mardhëniet e saja me Bullgarinë.

“Qeveritë në Maqedoninë e Veriut pas vitit 1989 kanë konsideruar se mund të vazhdojnë në mënyrën e vjetër, të krijojnë identitetin e tyre të rremë. Kjo është që duhet ta thotë e ashtuquajtura elitë e tyre politike, e cila vjen nga elita e vjetër të Jugosllavisë. Urrejtja ndaj Bullgarisë është mbjellur jo vetëm në librat e historisë, por edhe në filmat e tyre, librat, nuk ka fshat që nuk ka së paku një mbishkrim kundër Bullgarisë, së paku një”, shtoi mes tjerash Karakaçanov.

Postime të ngjashme

Radev: Rruga e RMV drejt BE kalon përmes Bullgarisë

R Zh

Petkovski: Duhet të mbahet një referendum konsultativ mbi kushtet e vendosura nga Bullgaria

Dafina Vidishiqi

Akuza për grupin nga Shkupi e Kumanova, të dyshuar për terrorizëm

Dafina Vidishiqi

Gjobiten 330 shoferë në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

LSDM-ja nis aktivitetet për zgjedhjet lokale

Dafina Vidishiqi

Shahpaska: Personat mbi 60 vjeç dhe gratë shtatzëna të mos shkojnë në punë gjatë valës së nxehtë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...