“Ndaloni urrejtjen, jemi një popull.” Kjo është porosia më e re e Zv/Kryeministrit bullgar, Karakaçanov për Maqedoninë e Veriut. Sipas Karakaçanovit është naive të pritet që pozicioni i Bullgarisë të ndryshojë pas zgjedhjeve të pranverës ose presionit eventual të administratës amerikane të Xho Bajdenit.
“Mos guxoni të shpresoni, siç thotë populli bullgar nga të dy anët e kufijve, nga kjo anë e Osogovës dhe nga tjetra. Përfundojeni punën, zbatojeni Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe punët do të rrjedhin! Ndaloni së edukuari të rinjtë me gjuhë urrejtje ndaj bullgarëve, sepse ne jemi një popull. Njëra palë të edukojë që të urrehet tjetri, është tërësisht e palogjikshme, joproduktive dhe nuk do të çojë në BE”, theksoi Karakaçanov.