Maqedoni

Karaxhoski: Do të bëhen deri në 2 mijë teste në ditë

Zhurnal Ads

Shkup, 26 tetor, zhurnal.mk – Kryetari i Komisionit për sëmundje infektive Zharko Karaxhoski informoi për rritjen e kapaciteteve të testimeve në nivel ditor. Ai tha se nëse hapen edhe dy laboratorë për teste në Qendrën për Shëndet publik dhe spitalin Kozle, do të analizojnë deri në 2000 teste për 24 orë.

“Teste ka, laborantë ka, nga 745 do të arrijmë në 1.000 teste të cilat do t’i bëj Instituti për shëndet pubik. Shërbimi epidemiologjik do të mund t’i përgjigjet kërkesave, punojmë me dy ndërrime. Ndërrimi i parë deri në drekë, i dyti deri në 8 mbasdite, pra po punojmë nga 16 orë që të përballemi me problemin. Nëse mund të bëjmë teste edhe në Qendrën për shëndet publik që përmendi ministri dhe në spitalin Kozle, ku po kontrollohet hapësira dhe kuadri ne mund të arrijmë në çdo moment të realizojmë 2.000 teste. Nga java tjetër presim edhe testet e shpejta të cilat do të na ndohmojnë”, deklaroi epidemiologu Zharko Karaxhoski.

Sipas Karaxhovskit, vetëm 2-4 për qind e pacientëve shtrihen në spital, të cilët kanë gjendje të rëndë shëndetësore.

“12-14 për qind kanë pasqyrë të lehtë klinike, me simptoma të lehta, për disa kjo nënkupton temperaturë, ethe, dobësi, gjendje jo e mirë, rrjedhje të hundëve, pasqyrë klinike ku pacientët me terapi adekuate qëndrojë në shtëpi. Mesatarisht, 2-4 për qind përfundojnë në klinikë. Këto pacientë zakonisht kanë pneumoni ose komorbiditete të tjera që komplikojnë pasqyrën klinike. Mesatarisht, 1-4 përqind përfundojnë në aparat respirator”, tha Karaxhoski.

Karaxhoski kërkoi masa shtrënguese në pjesën e shqiptimit të dënimeve.

Postime të ngjashme

Analistët: Qeveria nën presion të kohës, e detyruar të jep rezultate që në vitin e parë

XH,I

Besimi: Mbështetje e fuqishme nga Banka Botërore gjatë kohës së ballafaqimit me pandeminë

T E

Xhaferi priti në takim ambasadorin e Shqipërisë, Fatos Reka

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...