Maqedoni TOP LAJM

Karaxhovski: Maqedonia është në kulmin e epidemisë, në opsion janë gjitha masat, përfshirë dhe mbylljen e tërësishme të shtetit

Zhurnal Ads

Shkup, 30 tetor, zhurnal.mk – Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zharko Karaxhovski në emisionin Triling në 24 Vesti tha se po mendojnë për të gjitha masat duke përfshirë edhe mbylljen e tërësishme të shtetit, transmeton Zhurnal.

“Së pari të shohim nëse masat e reja do të japin rezultate. Shumë lehtë është të propozojmë karantinë në të gjithë territorin”, thotë kryetari i Komisionit.

Ai për Triling zbulon se personat që më së shpeshti infektohen janë të moshës 20-40 vjet dhe se këto janë ata që e përhapin virusin.

“Maqedonia është në kulmin e epidemisë. Sistemi shëndetësorë maqedonas nuk është dimensionuar që të na përphapen më shumë epidemi në të njejtën kohë, as mundemi të përgjigjemi ndaj kësaj”, potencoi Karaxhovski.

Postime të ngjashme

Carovska takim online me mbi 200 drejtorë të shkollave: Pandemia e përshpejton procesin e modernizimit të sistemit arsimor

T E

EVN Maqedoni ndau tablet kompjuterë për gjeneratën e re “20-20-20” të nxënësve në Gostivar

XH,I

Analistët: “Tash është koha” që opozita shqiptare të zgjohet nga gjumi

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...