Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Karaxhovski: Ndodhemi në fazë kritike nga e cila nuk mund të kthehemi prapa

Zhurnal Ads

Shkup, 28 tetor, zhurnal.mk – Epidemiologu dhe kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zharko Karaxhovski në një intervistë për servisin publik ka theksuar se nëse Maqedonia e Veriut nuk dëshiron skenarin më të erret, vetëm duhet të respektohen masat e rekomanduara, transmeton Zhurnal.

Ai thotë se është i dëshpëruar nga qytetarët dhe personat që duhej të tregonin shembull si duhet të sillen gjatë kohës së coronavirusit.

“Njerëzit në gusht dhe shtator filluan të shkojnë nëpër pushime, filluan të shkojnë në ahengje etj. Plazhet në Ohër ishin të stërmbushura. Komisioni asnjëherë nuk ka dhënë leje të organizohen ngjarje të tilla. Momentalisht, po na ndodhë mosrespektimi i masave, nuk mbahen maskat, nuk respektohet distanca gjatë kohës së bisedave nëpër kafene dhe këtu do ti shtojmë edhe dasmat dhe varrimet. Ne gjindemi në fazë kritike nga e cila nuk mund të kthehemi prapa, në kohë kur po apelojmë të respektohen masat”, deklaroi Karaxhovski duke shtuar se një pjesë e madhe e të sëmuarve vonë vijnë në Klinikë për tu kuruar.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

349 gjoba për mosmbajtjen e maskës

T E

Cërvenkovski: Do ta ngrijë antarësinë time në LSDM

E.E.

KRRE përgatit propozim ndryshime në Ligjin e Energjetikës

admin

Rikonstruimi i rrugës shkakton kolona të gjata pritjeje

E.E.

Aksident i rëndë në Shkup

T E

Ministri Bekteshi takon Ambasadoren Bërns

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...