Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Karaxhovski: Situata është e pasigurt, masa janë të nevojshme për të parandaluar kolaps të personelit mjekësor

Shkup, 5 prill – Situata epidemiologjike është e pafavorshme dhe e pasigurt. Nëse nuk vendosen masat, do të ketë kolaps të personelit mjekësor i cili është akoma funksional. Ka dy momente kryesore pse këto masa po merren tani – ky nuk është i njëjti virus që kemi pasur në nëntor dhe për shkak të numrit kumulativ të të hospitalizuarve dhe personave që ishin pozitivë ndryshon nga nëntori, tha kryetari i Komisionit për Sëmundjet Infektive, Zharko Karaxhovski.

“Atëherë kemi pasur nga 800 deri në 1000 raste në ditë dhe kemi mundur t’i menaxhojmë, por tani situata nuk është e tillë. Në tre javët e fundit ka një bum në numrin e rasteve pozitive, përkatësisht numri mesatar i pozitivëve varion nga 1200 në 1300, kemi pasur edhe 1400 dhe 1500, të shtunën dhe të dielën, zakonisht kur numrat nuk janë të rëndësishëm kemi pasur edhe 600 dhe 700 raste. Ata u grumbulluan, kumuluan, një numër i madh rastesh dhe në një periudhë të shkurtër prej dy deri në tre javë u mbushën spitalet, tha Karaxhovski.

Nga masat e vendosura pritet, tha, në një periudhë prej 14 ditësh të lirohen nga barra punonjësit shëndetësorë dhe t’i mundësojnë MSH-së të sigurojë kapacitete të reja, ndërsa ato që janë duke u rinovuar dhe pajisur me furnizim me oksigjen – të mund të përfundohen, dhe gjithashtu edhe të sigurohet numër më i madh i vaksinave.

“Të gjitha këto masa jemi duke i marrë për të parandaluar rritje të numrit i cili vitin e kaluar u reflektuar në momentin kur kishim edhe Ramazan Bajramin edhe Pashkët”, tha Karaxhovski, duke apeluar masat të respektohen.

Vlerësoi se për momentin jemi “në gjendje të pafavorshme”, sepse kemi përhapje të gjerë të virusit në të gjithë territorin, por, tha, nuk do ta vlerësoja si gjendje katastrofale, sepse akoma menaxhohet dhe akoma ka kapacitete shëndetësore për hospitalizim.

Komisioni i analizon të dhënat në nivel javor dhe dy javoe edhe për të gjitha koncesionet ministri është i informuar. Pse paraprakisht, javën e kaluar, nuk u miratua këto masa, ai u përgjigj se ata e analizojnë situatën dhe nuk marrin vendime ad hok, nga sot për nesër. Që nga dy javë më parë, situata nuk është e njëjtë dhe mund të ndryshohet brenda 24 orësh,” tha kryetari i komisionit, duke shtuar se ka ndryshuar numri kumulativ i të infektuarve, të hospitalizuarve dhe të vdekurve.

Shtoi se situata epidemiologjike, si në Evropë dhe në botë, analizohet çdo javë ose në dy javë dhe se ndryshe nga një javë më parë kur ishin 12.000, tani ka mbi 21.000 raste aktive. Në nivel shtetëror, për këto dy javë është rritur për 26 për qind numri i pozitivëve dhe të hospitalizuarve. Kumtoi se pesë qytete janë kritike – për shkak të infrastrukturës dhe stafit të lodhur mjekësor. Faktori i përshkueshmërisë R0 nuk është i njëjtë në të gjithë vendin dhe problemi më i madh, tha, është Manastiri ku R0 është 1,48, pastaj Kumanova me 1,18, Tetova ka diçka mbi 1 R0, dhe Shkupi është nën 1 për herë të parë, përkatësisht 0,99.

Postime të ngjashme

“KUJDES”/ Lajmi në disa media maqedonase për një incident, krisma me armë dhe për viktima në Çento, i PAVËRTETË (Fake News)!

R Zh

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

R Zh

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...