Karellson: Estonia mund të ndihmojë për eurointegrimin e Maqedonisë së Veriut me ndarjen e përvojës së tyre

Shkup, 24 shtator – Estonia krahas mbështetjes politike që ia jep Maqedonisë së Veriut, me të vërtetë mund të ndihmojë për eurointegrimin e vendit në ndarjen e përvojës më të gjerë në reformat jo vetëm në digjitalizimin dhe e-udhëheqjen, por edhe në transparencën dhe luftën kundër korrupsionit, shprehet ambasadorja e Estonisë, Kristi Karellson.

“Dy vendet në fakt kaluar përmes tranzicionit nga regjimi komunist drejt demokracisë së lirë dhe Estonia përvetësoi përvojë të madhe në atë dhe mund të konfirmoj se me të vërtetë kemi kaluar nëpër reforma të dhimbshme. Por, si ta bindni popullin tuaj se ndonjëherë duhet të ndërmerren këta hapa më të dhimbshëm, se nuk do të rrjedhë gjithçka lehtë dhe mendoj se e gjithë kjo është përvojë shumë e shtrenjtë që mund ta ndajmë me Maqedoninë e Veriut. Ekspertët tanë përfundimisht do të jenë në kontakt dhe do të shkëmbejnë përvojën që e kanë dhe do të diskutojnë. Dhe gjithsesi për kolegët nga Maqedonia e Veriut kur bëhet fjalë për digjitalizimin dhe luftën kundër korrupsionit gjithsesi, siç përmenda tashmë, një nga qëllimet kryesore për fillimin e ndërtimit të një shoqërie të këtillë digjitale një nga qëllimet kryesore ishte që të krijohet transparencë më e mirë për atë se si vepron puna, si udhëheqë vendin dhe të vendoset bashkëveprim mes qytetarëve dhe Qeverisë dhe kjo të jetë më transparente dhe më e drejtpërdrejt që përfundimisht vetvetiu ndihmon në masë të madhe në luftën kundër korrupsionit”, tha Karellson pas nënshkrimit të Memorandumit për projekt trelateral për avancimin e digjitalizimit në Maqedoninë e Veriut me Estoninë dhe SHBA-në.

Zëvendëskryeministri për integrime evropiane Nikolla Dimitrov theksoi se sa Estonia mund të na ndihmojë në rrugën tonë evropiane dhe në kuptim të hapit të madh të radhës – fillimin e bisedimeve aderuese me BE-në, është fakti se Bashkimi është entitet i komplikuar i cili për këtë çështje vendos me konsensus të 27 vendeve anëtare, e në këtë kuptim secili vend anëtar na është shumë i rëndësishëm.

“Përvoja jonë flet se sa më shumë njihemi, sa më shumë që vendet anëtare janë të përfshira në proceset e reformave që ne jemi duke i bërë në vend, aq më i lehtë është afrimi, mbështetja dhe miqësia. Meqë bëhet fjalë për vend që ndonëse na është i afërt në aspektin gjeografik – ne jemi në Ballkanin, Estonia është në Baltikun – ajo që është vend që ka proces jashtëzakonisht të suksesshëm të transformimit duke e kaluar anëtarësimi në NATO dhe evropianizimin dhe anëtarësimin në BE, gjithashtu. Kështu që mendoj se ka shumë arsye që kjo urë të ndihmojë shumë. Dhe mendoj se krahas zërit të Estonisë shumë më tepër do të ndihmojë pikërisht në fushën ku shkëlqen, do të na ndihmojë neve dhe kjo do të sigurojë një rrjetëzim të administratës estone, të administratës sonë. Kështu që mendoj se mbështetja do të jetë shumë më e qartë dhe më evidente”, tha Dimitrovi.

Për atë nëse krahas për digjitalizimin partnerët në këtë projekt kanë përcaktuar edhe fusha të tjera ku është vlerësuar se është më e nevojshme ndihma e tyre, ambasadorja estone bëri të ditur se me të vërtetë do të ishin të lumtur të shohin që të ndodhë kjo dhe se është e sigurt se të dyja palët, Estonia dhe Maqedonia e veriut me të vërtetë janë të gatshme të vlerësojnë opsionin e këtillë në të ardhmen. Estonia, shprehet ajo, me të vërtetë është e gatshme të ndajë përvojën shumë më të gjerë nga reformat dhe tranzicioni nëpër të cilin kaloi drejtpërdrejt në procesin e integrimit në BE në të kaluarën.

Ambasadorja amerikane Kejt Mari Bërnz bëri të ditur se Uashington një kohë të gjatë përkushtoi, jo vetëm politika, por edhe resurse për mbështetjen e Maqedonisë së Veriut dhe procesin e saj të aderimit drejt BE-së për shkak se kjo është detyrë e rëndësishme, por edhe shumë e gjerë dhe gjithëpërfshirëse dhe ka shumë mundësi të jepet ndihmë dhe mbështetje.

“Mënyra në të cilën flasim për forcimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e së drejtës, institucionet, më pas e-Qeverinë, ekonominë e gjelbër, efikasitetin energjetik… Të gjithë partnerët e Maqedonisë së Veriut duhet të veprojnë jo vetëm si partnerë në BE, por partnerë të SHBA-së dhe bashkëmendimtarë. Pra, projekti që e filluam sot përqendrohet në një fushë që ka fokus shumë specifik dhe të orientuar, siç është digjitalizimi dhe qeverisja – i pamë efektet në Estoni dhe në anëtaret tjera, mirëpo këtë duam ta shohim edhe në Maqedoninë e Veriut. Dhe me të vërtet duam të bashkëpunojnë ekspertët e fushës në mënyrë që të shohin se çfarë mund të bëhet konkretisht që resurset partnere të orientohen drejtpërdrejt në atë detyrë”, tha Bërnz.

Ajo vlerësoi se modeli me partneritetin estonez është i shkëlqyeshëm dhe dëshiron të shikojë se si ky partneritet mund të zgjerohet në mënyra të reja dhe do të jetë model i mirë për vendet tjera që janë të interesuara për të mbështetur Maqedoninë e Veriut.

“Pikërisht për këtë arsye ne udhëheqim dialog të qëndrueshëm me SÇE-në për shkak se jemi të sigurt se ka mundësi të reja. Të gjithë ne e pranojmë se ky është qëllim i rëndësishëm, i sigurt dhe do të mundësojë që gjithë shoqëria dhe gjithë Qeveria të bashkëpunojnë në mënyrë që ta arrijnë si qëllim dhe të krijojmë qëllime të reja. Dhe jam e sigurt se ka edhe partneritete dhe mundësi të tjera për partneritet që mund t’i zhvillojmë në javët dhe muajt e ardhshëm”, konsideron ambasadorja amerikane Bërnz.

Në fjalimet e tyre hyrëse zëvendëskryeministri Dimitrov theksoi se digjitalizimi nuk është vetëm nevojë, por edhe parakusht për përparim në fusha të tjera kyçe.

“Ai nuk është vetëm ardhmëria, por edhe e tanishmja jonë, meqë është multiplikator i ndryshimeve dhe zhvillimit shoqëror. Siguron rritje të efikasitetit si parim i qeverisjes së mirë, shpie drejt ndërtimit të shoqërisë më rezistuese dhe ofron mundësi për përballje me korrupsionin, me çka rritet transparenca dhe besimi i qytetarëve drejt institucioneve”, shtoi Dimitrovi.

Ambasadorja Karellson, nga ana tjetër, bëri të ditur se në Estoni gjithçka bëhet në mënyrë elektronike – nga lajmërimi i lindjes së fëmijës, deri te votimi në zgjedhjet, ndërsa të gjitha shërbimet janë të shpejta dhe të lehta për shfrytëzim.

“Nuk mund të korruptoni kompjuterin. Derisa ndërtojmë shoqëri digjitale duhet të jemi të sinqertë me veten se krijimi i besimit dhe tejkalimi i dyshimit të njerëzve në aspektin e sistemit elektronik është proces i gjatë dhe kompleks. Ky është çelësi i suksesit në digjitalizimin”, bëri të ditur Karellson.

Ajo bëri të ditur se përvoja estone tregon se rezultatet më të mira në digjitalizimin arrihen përmes bashkëpunimit të ngushtë dhe të drejtë mes sektorit publik dhe atij privat.

“Prandaj Qeveria lason identifikim digjital për identifikim të shpejtë dhe të sigurt, si për shërbimet onlajn të Qeverisë dhe të sektorit privat, si bankat ose ofruesit e shërbimeve të telekomunikimit. Shumica e komponentëve të e-udhëheqjes janë zhvilluar nga kompani privat dhe sërish përdoren në të dy sektorët”, tha Karellson.

Memorandumi për bashkëpunim me Qendrën estone për zhvillim ndërkombëtar, që paraqet projekt trelateral për avancimin e digjitalizimit në Maqedoninë e Veriut, u nënshkrua sot në Qeveri.

Projektin do ta zbatojë Sekretariati për Çështje Evropiane me mbështetje financiare nga SHBA-ja dhe Estonia dhe mbështetja profesionale nga Qendra estone për zhvillim ndërkombëtar. Do të zbatohet në afat prej 18 muajve, ndërsa do të përfshijë përmirësimin e kornizës juridike dhe institucionale për përmirësimin e digjitalizimit dhe e-udhëheqjes, trajnime për të punësuarit në institucionet kompetente me fokus në udhëheqjen me ndryshime, si dhe mbështetje dhe udhëheqje me zgjidhje digjitale. Vizita disaditëshe e ekspertëve estonë në vend që përfundon sot, ka për qëllim të regjistrohet gjendja aktuale në procesin e digjitalizimit në Maqedoninë e Veriut dhe të përcaktohen aktivitetet e projektit.

Related posts

Analizë: Aktet kriminale/ Qytetarët janë gjithnjë e më të vetëdijshëm (statistika)

Z H

Ali Ahmeti: Mbretëreshat e xhudos do mbeten inspirim dhe simbol për brezat e ardhshëm

D V

“Tetova së shpejti do të ketë një plan të detajuar për zhvillim mobil urban”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More