Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Karnevali në Vevçan u mbajt, edhe pse policia u mundua të intervenojë

Zhurnal Ads

Vevçan, 13 janar – Nën sigurim të lartë policorë dhe me nga dy maska, një për mbrojtje nga Kovid-19 e tjetra maskë karnavali, as në kushte të pandemisë, qytetarët e Vevçanit nuk hoqën dorë nga tradita pothuajse 15 shekullore për mbatjen e karnavalit të Vevçanit.

Pjesëmarrësit e karnavalit që u nisën nga fillimi i fshatit, sipas planit defiluan deri në qendrën e Vevçanit, ku mungoi vallja tradicionale, por në një moment pati përplasje me policinë e cila dëshiroi të pengojë bashkimin e disa grupeve më të vogla në një grup të madh.

Dy shoqëritë e karnavaleve,  mëhalla e Poshtme dhe e Epërme u distancuan nga organizimi, ndërsa Komuna para pothuajse një muaji e anuloi pjesën kulturore zbavitëse. Objektet hotelerike ishin të mbushura deri në ulësen e fundit.

Karnavali tradicionalisht filloi me defile me maska në mesditën e sotme, ndërsa ditën e ardhshme maskat digjen në qendrën e Vevçanit, me çka përfundon edhe manifestimi.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Për 10 vite, 65.675 maqedonas janë pajisur me shtetësi bullgare

E.E.

”Tirana vjen tek ti”, 100 vjet histori – në sheshin “Skënderbeu”

T E

Takim lamtumirës i Xhaferit me euro-ambasadorin Zhbogar

B M

Gir: Nuk ka plan B, qëllimi është aderimi i Maqedonisë në BE

D J

707 gjoba për mos mbajtjen e maskës

T E

Pse opozita kërkon të futet në qeveri nga “kapixhiku” dhe jo nga “porta e madhe”!

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...