Karta e Adriatikut, Vengu: Po lejohen palët e treta të destabilizojnë rajonin

nga D V

Rritja e bashkëpunimit mes aleatëve, çuarja përpara e vlerave të NATO-s dhe përgjigjja ndaj kërcënimeve hibride që synojnë destabilitetin e rajonit të Ballkanit ishte në fokus të Konferencës së 27-të të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Iniciativës SHBA–Karta e Adriatikut (A-5).

I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe gjenerali amerikan Kristofer Kavoli (Christopher G. Cavoli), i cili theksi se këto takime duhet të shërbejnë për më shumë dialog mes vendeve, në një kohë kur kërcënimi në Evropë është më afër se kurrë pas luftës që Rusia ka nisur në Ukrainë.

“Kjo konferencë është një organizmi shumë i mirë për dialog dhe të përqendrohemi në këtë pjesë kritike të Evropës dhe për të çuar para vlerat e NATO-s. Sot kjo është më e rëndësishme se kurrë. Kjo konferencë është një themel dhe një punë për një të ardhme me prosperitet. Bashkëpunimi mes nesh mbështet këtë synim të përbashkët”, tha gjenerali amerikan i NATO-s.

Edhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu bëri thirrje për bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë në rajonin e Ballkanit, ndërsa theksoi se ka vende që hiqen në deklarata si përkrahëse të vlerave perëndimore, pro në realitet mbështesin luftën hibride të Lindjes duke krijuar destabilitet.

“Peizazhi gjeopolitik ka ndryshuar dhe kërcënimet kanë ndryshuar si kërcënimet ruse në Ukrainë, por edhe kërcënimet hibride, kibernetike, terrorizimi etj. Duke forcuar bashkëveprimin tonë ne rrisim jo vetëm kapacitete mbrojtëse por edhe vendet tona të përgjigjen me shpejtësi dhe efikasitet ndaj çdo kërcënimi. Lidhjet që na bashkojnë nuk janë vetëm ushtarake por edhe vlerat e lirisë, paqes, të drejtat e njeriut dhe prosperiteti për të gjithë popujt tanë. Në këtë kuptim është e domosdoshme të avancojmë këto parime dhe nuk duhet të shkojmë në regres. Kemi në fokus fqinjësinë e mirë dhe integrimin e plotë euroatlantik të gjithë pjesëmarrësve”, tha ai.

“Nuk duhet të bien pre e ndërhyrjeve dashakeqe që mund të na përçajnë që vijnë nga palë të treta dhe që në këndvështrimin e Shqipërisë ndërmarrin veprim dezinformuese dhe ndaj të cilave nuk duhet të biem pre dhe duhet t’i përgjigjemi në një formë të përbashkët. Nuk duhet të mbetemi peng i së shkuarës. Duhen të tejkalojmë konflikte kulturore dhe politike që kanë qenë burim konfliktesh në të shkuarën dhe të nxjerrim mësime. Shpesh dëgjojmë zëra përçarës, partnerë të vlerave perëndimore në deklarata por ithtarë dhe shërbëtorë të dukshëm të luftërave hibride të Lindjes në realitet dhe në praktikë. Këto zëra nxisin grupet ultranacionaliste dhe kriminale dhe vendosin në pikëpyetje stabilitetin dhe sigurinë e rajonit”, tha Vengu.

Ministri Vengu theksoi se Shqipëria mbetet avokate e bashkëpunimit të mirë në rajon, ndërsa bëri thirrje që Kosova duhet të jetë pjesë e Kartës së Adriatikut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More