Agjencia Zhurnal.mk

Karvani “Zgjidh arsimin profesional” i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës deri më tani ka vizituar mbi 180 shkolla fillore në vend

Shkup, 9 maj – Me përparësitë dhe përfitimet që i sigurojnë programet mësimore të orientuara deri më tani janë njoftuar nxënësit e mbi 180 shkollave në vend, në kuadër të karvanit “Zgjidh arsimin profesional”. Ky karvan, i organizuar nga Ministria e Arsimit është pjesë e fushatës promovuese për rrënjosjen e miteve që shpesh ndërlidhen me drejtimet profesionale, ka zhvilluar aktivitete në komunat e rajonit të Shkupit, Velesit, Shtipit, Gostivarit dhe Tetovës.

“Karvani “Zgjidh arsimin profesional” ka për synim që me takime të drejtpërdrejta me nxënësit, por edhe me prindërit e tyre t’ua përafrojë faktet për arsimin profesional që shpesh ndërlidhen me shumë mite në komunikimin publik, si dhe në bisedat e përditshme ndërmjet qytetarëve. Kundrejt bindjes së krijuar tek nxënësit dhe prindërit se sot pa fakultet nuk mund të gjendet punë, të dhënat e Agjencisë së Punësimit thonë se 58 për qind e punësimeve të reja të planifikuara janë për kuadër me arsim të mesëm. Edhe një fakt shumë i rëndësishëm është se 45 për qind e të rinjve deri në moshën 24 vjeçare në Maqedoninë e Veriut janë të papunë sepse dituritë dhe shkathtësitë e tyre nuk janë në përputhje më kërkesat e tregut të punës”, thotë Arbër Ademi, ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Fushata “Zgjidh arsimin profesional”, në kuadër të së cilës u zhvillua karvani, ka dy komponentë themelorë: i pari është informimi i nxënësve për mundësitë që i ofron arsimi i mesëm profesional, si përvetësimi i kualifikimeve dhe shfrytëzimi i njohurive, qasje më e lehtë në vendin e punës dhe ngjashëm, kurse komponenti i dytë ka karakter promovues, respektivisht i përfaqëson të gjitha drejtimet dhe profilet arsimore që i ofrojnë shkollat e mesme profesionale në vend.
Karvani filloi më 19 prill, kurse deri më 29 maj do të vizitojë edhe 170 shkolla fillore në vend, ku numri i përgjithshëm i lokacioneve ku zhvillohet kjo fushatë do të jetë mbi 350.

Përveç të gjitha drejtimeve dhe profileve arsimore që i ofrojnë shkollat e mesme profesionale në vend, në kuadër të këtij karvani dhe fushate, prezantohen edhe investimet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, me të cilat ngritët cilësia për këtë lloj të edukimit. Nxënësit dhe prindërit e tyre kanë mundësi të njoftohen me plan-programet e reja mësimore dhe me 1040 programet e dizajnuara mësimore modulare që do të fillojnë në shtator. Po ashtu, vizitorët e karvanit si dhe ata që informohen përmes adresës së internetit odberistrucno.mk dhe faqes së Facebook, kanë mundësi të shohin se rritet përqindja e trajnimit praktik në edukimin e përgjithshëm, që do të thotë kreativitet dhe dinamizëm më i madh në mësim.

Me mesazhin “Zgjidhin arsimin profesional, edhe e mesme edhe e vlefshme” kjo fushatë do të bëjë përpjekje t’i shkatërroje mitet, ndër të cilat edhe mitin se kushtet në shkollat e mesme profesionale nuk kanë ndryshuar me vite. Faktet thonë se Ministria e Arsimit dhe Shkencës në pesë vitet e kaluara ka investuar mbi 5.5 milionë euro në avancimin e kushteve në shkollat e mesme profesionale, duke ndërtuar objekte të reja, furnizim me pajisje dhe themelimin e kompanive reale shkollore. Një mit i njohur është se personat që do të përfundojnë arsimin e mesëm profesional do të kenë paga të vogla. Sipas Entit Shtetëror të Statistikës, punëtorët që punojnë në drejtime të orientuara profesionale kanë pagë që nuk dallon nga paga mesatare, dhe shumë shpesh është më e lartë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...