Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

KAS rrëzon kërkesën e PDIU/ Numëruesi i katërt i mbetet LSI-së

KAS  vendosi të rrëzojë kërkesën ankimore nga subjekti politik PDIU për numëruesin e 4-t në qendrat e votimit.

Pas këtij vendimi, numëruesi i katërt në kutitë e votimit pas zgjedhjeve të 25 prillit do të jetë nga LSI, siç u vendos nga kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi.

Nëse PDIU nuk bie dakord me këtë vendim mund ta ankimojë në Kolegjin Zgjedhor.

Përfaqësuesi i PDIU-së  kërkoi hedhjen poshtë të vendimit të Celibashit ditën e sotme, duke theksuar se është një parti parlamentare dhe se vendimi është në kundërshtim me ligjin.

“Ne jemi parti parlamentare, kjo ka qenë pika kur komisionari ka është bazuar për të ndryshuar pikën e këtij vendimi. Kërkojmë ndryshimin e vendimit, si vendim në kundërshtim me ligjin dhe PDIU të marrë pjesë në shortin e anëtareve të numërimit” , tha ai.

Përfaqësuesi i LSI-së, Altin Kaziaj u shpreh se PDIU nuk ka listën e vet të kandidatëve në fletën e votimit pasi është nën siglën e Partisë Demokratike.

“I kërkojmë KAS hedhjen poshtë të ankimimit të PDIU dhe lënien në fuqi të vendimit të komisionarit”, tha ai.

Postime të ngjashme

Rama zgjohet mes alpeve shqiptare: Mirmëngjes! (VIDEO)

Lea Muslija

Sot hapen kufijtë Shqipëri-Greqi

Lea Muslija

“Asnjë rast me COVID në Tiranë”, Manasterliu publikon shifrat: Ja sa vaksinime janë kryer deri më tani në vend

Dafina Vidishiqi

Vetëm tri raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

Ndihmës Sekretari i Shtetit Reeker do të vizitojë Italinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Dafina Vidishiqi

Paralajmërim për të shkarkuarit nga vetingu: “Do të hetoheni dhe do t’ju sekuestrohet pasuria”

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...