Maqedoni

Kasami: Aktet që ndodhën në Vjenë janë të tmerrshme, meritojnë dënim

Zhurnal Ads

Shkup, 3 nëntor, zhurnal.mk – Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në rrjetin social Facebook, ka ngushëlluar popullin austriak pas ngjarjeve të trishta që ndodhën mbrëmjen e kaluar. Kasami thotë që aktet që ndodhën në Vjenë janë të tmerrshme dhe meritojnë dënim.

“Dhimbja e popullit austriak është edhe dhimbja jonë. Bashkëndjejmë me popullin mik sikurse kemi ndarë momente të mira dhe të hidhura në të kaluarën. Aktet që ndodhën në Vjenë janë të tmerrshme që meritojnë dënim, ndërsa sot si gjithmonë, duhet të jemi të solidarizuar në mendim, veprim dhe bashkëveprim për të ardhmen. Ngjarjet e tmerrshme të Vjenës, nuk kërcënojnë vetëm Austrinë por janë kërcënim për të gjithë, prandaj bashkarisht duhet t’i luftojmë!”, ka shkruar Kasami.

Postime të ngjashme

Editorial: Qeverisë nuk i duhen probleme të reja – kujdes me ndikimin në gjyqësor!

R ZH

Mësimi online, ortopedët alarmojnë për pasojat

T E

Ministri Hoxha në takim pune për të njohur në detaje punën e Ministrisë së Bujqësisë

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...