Kasami: Dikush dëshiron ta destabilizojë Ballkanin

nga Xh M

Tetovë, 30 nëntor – Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit me djegien e flamurit shqiptar dhe ngjarjeve në Veri të Kosovës.

“Aktet e fundit me djegien e flamurit kombëtar, atë shtetëror, si dhe shpërthimin në Veri të Kosovës, tregojnë se edhe më tej dikush dëshiron që Ballkani te mbetet në të kaluarën e mbushur me plotë kaos, tragjedi dhe i shkatërruar!
Dënojmë ashpër të gjitha veprimet e fundit dhe kërkojmë nga autoritetet që të marrin masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Qytetarët të mos bien pre e këtyre skenarëve me prapavije politike edhe ndëretnike!”, ka shkruar Kasami.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More