Kasami: Keqmenaxhimi ka sjellë kaos urbanistik në Tetovë

Tetovë, 2 tetor – Sonte në vazhdën e takimeve me qytetarët e Tetovës, kreu i Lëvizjes Besa, njëherit edhe kandidat i mundshëm për kryetar të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ndaloi tek vendbanimi Teteks 2.

I pritur në mënyrë impozante nga qytetarët e kësaj lagjeje, Bilall Kasami shpalosi programin e tij “Me ka krejt për Komunën tonë”, ku premtoi që problemet me të cilat ballafaqohet kjo lagje do të zgjidhen vetëm nëse me komunën e Tetovës udhëheq Lëvizja Besa, pasi këto probleme janë të njëjta edhe në lagjet tjera të qytetit.

“Një nga pikat më të ndjeshme të çdo komune është sektori i urbanizmit.Keqmenaxhimi i këtij sektori në komunën e Tetovës ka sjellë një kaos të vërtetë urbanistik,kaos në komunikacion i cili e ka vështirësuar jetën e qytetarëve duke e rritur nivelin e stresit, dhe duke ndikuar në prishjen e imazhit të Tetovës. Me këto probleme ballafaqohet edhe lagjja luaj, andaj ne për dallim nga të tjerët që duan vetëm votën tuaj, ne ju japim BESËN, siç edhe thotë legjenda jonë, ne nese duhet edhe nga varri çohemi dhe besën e mbajmë, sepse jemi njerëz me besë”, ka thënë kreu i Lëvizjes Besa, njëherit edhe kandidat i mundshëm për kryetar të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Pakënaqësia, dëshprimi dhe revolta që vjen nga keqmenaxhimi kërkon një udhëheqësi më të fortë në mbrojtjen e interesave të qytetareve dhe mjedisit tonë të përbashkët.

Lëvizja BESA zotohet që në territorin e komunës së Tetovës do të ketë rend dhe disciplinë. Aplikim të ligjit për të gjithë njëlloj, pavarsisht përkatësisë partiake, etnike fetare etj. Është koha që me ka krejt dhe shpejt të dalim nga udhëkryqi ku gjendemi.

Related posts

Shilegov: Subjektet afariste në Qytetin e Shkupit do të kenë partner të gatshëm për kerkesat e tyre

D V

Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e Teatrit të Tetovës faza e dytë (VIDEO)

D V

Shilegovi e nënshkroi Kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More