Kasami: Me stemën, të ndryshohet himni dhe definicioni për gjuhën shqipe

nga D V

Shkup, 18 shkurt – Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami tha se, janë të gatshëm të bisedojnë për ndryshimin e stemës, por siç thotë, të këtë të përfshihet edhe ndryshimi i himnit dhe ndryshimi i definicionit për gjuhën shqipe.

Kasmai në “Daily Click” tha se e gjitha është te ndryshimet kushtetuese që thotë se nuk mund të ndryshohet çdo ditë ndërsa sa u përket këtyre ndryshimeve, Kasami tha se janë kërkesa dhe jo kushtëzime.

“Po parimisht jemi të gatshëm të bisedojmë për ndryshimin e stemës por në një pako me ndryshimin e himnit, me ndryshimin e definicionit për gjuhën shqipe që është në Kushtetutë 20% dhe sigurisht me zgjidhjen e disa problemeve tjera me të cilat shteti do të reflektojë realitetin multietnik në RMV dhe rrugëtimin e saj drejt BE-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More