Kasami me të rinjtë e Besës shënojnë ditën botërore të zemrës (Foto)

Shkup, 29 shtator – Çdo vit Organizata Botërore e Shëndetësisë në bashkëpunim me Federatën Botërore të zemrës organizojnë Ditën Botërore të Zemrës.

Sëmundjet kardiovaskulare janë një ndër shkaktarët kryesor të vdekjeve në rrafsh global, ato shkaktojnë numër më të madh të vdekjeve se sa të gjithë shkaktarët e tjerë së bashku, dhe më të prekura janë vendet me të ardhura të ulëta dhe ato me të ardhura mesatare.Reklame

Çdo vit sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktar i 17.3 milion rasteve të vdekjes së parakohshme, ndërsa deri në vitin 2030, pritet që 23.6 milion njerëz të vdesin nga këto sëmundje.

Andaj sot të rinjtë e Lëvizjes Besa, së bashku me kryetarin e partisë, njëherit edhe kandidatin e Lëvizjes Besa për kreun e Komunës së Tetovës, Bilall Kasamin, me një aksion simbolik me qëllim të rritjes së vetëdijes qytetare për rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, shënuan Ditën Botërore të Zemrës.

Related posts

Kryetari i nëndegës Aleancës Radushë përkrah bashkëvendësin Muhamed Ramadanin dhe kryetarin Bexheti

D V

Ahmeti në Bërvenicë: Agjenda jonë është e dobishme dhe e realizueshme

D V

Sela: Zaev tenton të fajsojë stafin mjeksor dhe ta shpëtojë Filipçen, ka pesë arsye për përgjegjësi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More