139
Shkup, 28 maj – Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në facebook profilin e tij, ka përgëzuar bashkudhëtarin e tij Afrim Gashi për përzgjedhjen kryetar i Kuvendit në RMV.
“Ndryshimi filloi!
Të dashur shqiptarë, të dashur vëllezër e motra, sot dëshmohet se puna jonë VLEN.
Sot fillon edhe zyrtarisht ndryshimi për të cilin punuam shumë për një të ardhme më të mirë për shqiptarët dhe të gjithë qytetarët e vendit.
Me këtë rast, uroj thellësisht nga zemra, bashkudhëtarin tonë dhe kryetarin e ri të Kuvendit, z. Afrim Gashi.
Ndryshimi erdhi, na priftë e mbara!”, ka shkruar Kasami.