Kasami në takim me Nikollovskin, bisedojnë për Planin Gjeneral Urbanistik të Tetovës

nga D V

Shkup, 19 korrik – Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot realizoi takim me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandër Nikollovski.

Siç njoftojnë nga Komuna e Tetovës, në këtë takim u diskutuan shumë çështje të cilat janë në interes të drejtpërdrejtë të qytetarëve.

“Gjatë takimit, u trajtuan temat kyçe si plani zhvillimor i qytetit, Plani Gjeneral Urbanistik, plani i rregullimit të infrastrukturës, si dhe një sërë projektesh të rëndësishme që janë nën kompetencat e kësaj ministrie dhe të komunës sonë. Ky bashkëpunim i ngushtë dhe bashkërendimi i aktiviteteve dhe projekteve pritet të ketë një ndikim të thellë dhe të dukshëm në zhvillimin e Tetovës”.

“Tetova ka nevojë për një qasje të re dhe energjike për t’u përballur me sfidat e kohës. Ne jemi të vendosur që të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për çdo qytetar të Tetovës. Kjo është një detyrë e shenjtë që kërkon përkushtim dhe bashkëpunim të plotë mes institucioneve”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More