Agjencia Zhurnal.mk

Kasami në takim me presidentin Pendarovskin

Shkup, 20 maj – Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i shoqëruar nga nënkryetari, Fadil Zendeli dhe sekretari gjeneral, Arjanit Hoxha, realizoi takim me Presidentin e ri të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Kryetari Kasami e uroj z.Pendarovskin për zgjedhjen në krye të shtetit, duke shpresuar që me përkrahjen e reformave të vendit, të haperojmë fuqishëm drejt NATO-s dhe BE-së. Poashtu kryetari Kasami shprehu bindjen se institucioni President i shtetit përfundimisht duhet të jetë institucion i cili do jetë gjithë përfshirës duke kontribuar në ndërtimin e kohezionit politik brenda pozitës dhe opozitës si dhe në garantimin e kohezionit ndër etnik në shoqërinë multietnike që ka Maqedonia e Veriut.

Takime të tilla që janë në të mirën e vendit dhe që i shërbejnë demokracisë, u dakorduan që të realizohen edhe në të ardhmen.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...