Kasami nga Shipkovica: Zhvillimi i turizmit malor, prioritet i ynë

Shipkovicë, 4 tetor – Kreu i Lëvizjes  Besa dhe kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sonte ka prezantuar programin e tij për qeverisjen katëvjeçare të Komunës së Tetovës në fshatin Shipkovicë.

Nga Shipkovica Kasami deklaroi se për Malësinë e Sharrit kemi projekt të veçantë, me anë të së cilit do ta zhvillojmë turizmin malor, sepse kjo zonë ka resurset dhe potencialin e mjaftueshëm për t’u zhvilluar dhe për tu bërë një nga zonat më të mëdha turistike në rajon.

Si kryetar i ardhshëm i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka vizion dhe strategji të qartë se si Tetova të shndërrohet në një mjedis evropian dhe modern, gjithmonë duke ruajtur traditën, kulturën dhe të kaluarën historike, sepse ato janë vlerë e pandashme e Tetovës. Vizioni i tij është që komuna e Tetovës të jetë shtëpi e përbashkët për të gjithë, duke ofruar shërbime cilësore, ambient të sigurt, infrastrukturë të shëndoshë arsimore për çdo banor të Tetovës.

Kryetari aktual i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, para banorëve të Vrapçishtit tha se ata kanë folur katër vite dhe se sonte paraqiten punët dhe veprat që janë bërë.

“Sonte nuk është koha që ne të flasim, sonte është koha që ne të zgjedhim. Për katër vite ne kemi qenë dëshmitarë të punëve dhe premtimeve që kanë qenë para nesh”, tha Isen Shabani.

Isen Shabani tha se të gjithë janë dëshmitarë për punët që janë bërë duke filluar që nga arsimi, kultura.“Të tjerët për 20 vitet premtuan, asgjë nuk kanë realizuar. Nuk kërkojmë mandat me dhunë, me aparatin shtetëror, kërkojmë mandat nga populli se jemi të pastër dhe dalim krenar. Oponentët paraqesin një platformë, që edhe ata nuk e dinë.”, deklaroi Isen Shabani.

Isen Shabani tha se kanë realizuar projekte mbi 2 milionë euro.

“U kthyem te populli dhe punojmë për popullin. Hajde t’i shtrijmë dorën popullit dhe të ndërtojmë të ardhmen. Për katër vite që kam qenë kryetar komune, prej sonte më mbaron mandati, e radhës është e juaja se kush për katër vite do të udhëheq me komunën”, u shpreh më tej Shabani.

Related posts

AlternAtivA: Të shtyhet për një muaji fillimi i vitit shkollor

Z H

Nga fillimi i vitit mbi 100 milion euro investime të huaja në shtet

Z H

RMV, arriti terapia më moderne për trajtim të pacientëve me COVID-19

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More