Kasami nga Zhelina: Ne nuk gjuajmë me armë, por “plasim” para qytetarëve projektet dhe sukseset tona

Shkup, 13 tetor – Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami nga Zhelina ka thënë se Lëvizja Besa nuk është në pushtet për t’i frikësuar oponentët politik.

“Nuk jemi në pushtet për t’i frikësuar oponentët tanë politik. Unë këtu po edhe ju, sot jeni me këmisha sepse ne nuk gjuajmë me armë, jemi të sigurte, por i tregojmë se si Blerim Sejdiu i ka mbajtur e i ka realizuar premtimet. Kemi kandidatët më të përgatitur se të gjithë partitë tjera. Me punët e Blerimit lavdërohet dhe fotografohet edhe Teuta Arifi”, tha Kasami

Ai u shpreh i bindur se me mbështetjen e qytetarëve dhe besimin e tyre, Sejdiu e fiton edhe një mandat.
“Jemi këtu që të kërkojmë përkrahje për Blerimin dhe për Tetovën. Pyesni, si mundet të fitoj Tetova nga Blerimi. Ju them, ashtu siç fitoi kur me projektet e Blerimit u zgjodhën disa probleme në Tetovë”, deklaroi Kasami që shtoi se koha është që t’i largojmë mbeturinat politike po edhe mbeturinat tjera që i la BDI-ja.

Related posts

Blerim Bexheti dhe Bekim Rexhepi inspektuan sot rikonstruksionin e rrugës Bukoviq-Raoviq

Redaksia

Kompani nga Maqedonia, me asnjë të punësuar, kanë qarkulluar mbi 150 milionë euro në vitin 2020

D V

Një i mitur ka marrë lëndime të rënda nga goditja elektrike gjatë vjedhjes së telit nga nënstacioni

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More