Agjencia Zhurnal.mk

Kasami përballë strukturave në Gostivar, prezanton platformën ‘BESA’ (FOTO)

Gostivar, 12 dhjetor, Zhurnal.mk – Lëvizja BESA sonte para strukturave të saja në Gostivar ka shpaluar platformën e saj ‘BESA’ . Barazi, ekonomi, stabilitet dhe ardhmëri janë shtyllat e platformës së kësaj partie. Për më shumë shihni kumtesën e Lëvizjes BESA në Facebook:

“Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, me nënkryetarët, Fadil Zendeli (deputet), Kastriot Rexhepi dhe Abdush Demiri, anëtari i kryesisë qendrore, Arafat Shabani si dhe deputetja Teuta Bilalli, para qytetarëve të Gostivarit shpalosen platformën “BESA”, e cila përbëhet nga katër shtylla të forta; #Barazi, #Ekonomi, #Stabilitet dhe #Ardhmëri.

Para të pranishmëve, fjalë rasti mbajti deputeti, Fadil Zendeli, i cili para bashkëqytetarëve të tij deklaroi se platforma e BESËS, ka prekur pikat më kryesore dhe problematikat më të rëndësishme që u tangojnë qytetarëve dhe nëpërmjet kësaj është zgjidhja.

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami deklaroi se rrugëtimi i Lëvizjes është shumë i rëndësishëm dhe se me këtë platformë do të sigurohet jetë më e mirë për të gjithë qytetarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

#Barazi, #Ekonomi, #Stabilitet, #Ardhmëri

More Cool Stuff

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...

@Zhurnal.mk