Tetovë, 10 gusht – Të tjerët u morën me fjalë, ndërsa ne me punë gjejmë zgjidhje për gjithçka, kështu kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami ka njoftuar pas përfundimit të një pjesë të punimeve në bulevardin Bllagoja Toska drejt lagjes Drenovec.
Bilall Kasami shkruan në facebook:
Të tjerët u morën me fjalë ️, ndërsa ne me punë gjejmë zgjidhje për gjithçka!
Po hapim bulevardin “Bllagoja Toska” tek kazerma në Drenovec, rruga Tetovë – Jazhincë. Po e çlirojmë Tetovën si asnjëherë më parë, me rrugë dhe bulevarde të reja për të mos pasur kaos asnjëherë!
Jemi gjithmonë këtu për qytetarët, gjithmonë në krye të punës!
https://www.facebook.com/reel/3678653655784985