Shkup, 9 nëntor – Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në selinë partiake në Tetovë, ka realizuar sot takim me përfaqësues të ambasadës amerikane në Maqedoninë e Veriut.
Pas takimit, Kasami në një postim në rrjetet sociale ka shkruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet aleati i shqiptarëve dhe i vendit, ndërsa BE-ja mbetet rruga e vetme.
“Takim konstruktiv me Matt Flanners këshilltar politik nga Amerika dhe mikun tonë Ardianin nga ambasada e SHBA-së. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë, ndërsa BE është rruga jonë e vetme dhe e pandryshueshme!”, ka shkruar Kasami.