Kasami: Projektet tona do të sigurojnë zhvillim ekonomik të qëndrueshëm

Shkup, 1 tetor – Sot, kreu i Lëvizjes Besa, njëherit edhe kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës në zgjedhjet lokale 2021, Bilall Kasami ka vizituar lagjen e Teqes në Tetovë.

Në prani të një numri të madh të qytetarëve nga kjo lagje, Kasami ka premtuar se gjatë mandatit të tij, përveç përkushtimit për pastrimin e qytetit nga mbeturinat dhe rregullimin e çështjeve tjera që e tangojnë komunën tonë do të angazhohet edhe për jetën kulturore dhe artistike në qytetin tonë.

Gjatë fjalimit të tij Kasami u zotua se si kryetar i ardhshëm i Tetovës do të zgjidhë të gjithë problemet me të cilat po ballafaqohet qyteti, për të cilat, sipas tij, është edhe turp të flitet në shekullin e 21, por me qeverisjen e Lëvizjes Besa këto probleme do të ngelin në histori.

Lëvizja BESA nëpërmjet projekteve konkrete synon ta ngris zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, ta ul nivelin e papunësisë dhe ta rris standardin jetësor, duke ofruar kushte të volitshme për të bërë biznes, me ç’rastë do të hapen vende të reja pune dhe do të stimulohen investimet komplementare. Zhvillimi ekonomik lokal në mënyrë direkte dhe indirekte do të kontribuojë në rritjen e të hyrave fiskale në komunë.

Related posts

Sadi Bexheti në takim me Forumin e Gruas Shqiptare: Vota e femrave është vendimtare në Tetovë! (VIDEO)

D V

Mickoski: VMRO-DPMNE dhe Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa do të fitojnë në zgjedhjet lokale

D V

Shilegov: Filloi asfaltimi i Bulevardit “Kiro Glirogorov” në Gazi Babë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More