Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Kasami takon ambasadorin Geer: Grafa etnike nuk është pengesë për integrimin e vendit në BE

Shkup, 1 mars, Zhurnal.mk – Kreu i Lëvizjes Besa së bashku me deputetin, Kastriot Rexhepin sot kanë takuar ambasadorin e BE-së në vend, shkëlqësinë e tij, David Geer, përcjell Zhurnal.mk.

Gjatë takimit me ambasadorin është biseduam mbi aktualitetin politik në vend dhe për kontributin e Lëvizjes BESA në qeveri si dhe procesin e integrimit të vendit në BE.

“Biseduam edhe për propozim ligjin për grafën etnike në letërnjoftime, ku edhe njëherë shprehëm qëndrimin e Lëvizjes BESA se grafa etnike nuk është pengesë për integrimin e vendit në BE dhe është një vlerë shtesë në shprehjen e përkatësisë etnike që do të kontribon në mirëbesim dhe kultivimin e marrëdhënieve të mira ndëretnike.

Si subjekt politik, në asnjë moment nuk e vendosim në pikëpyetje përkushtimin e vendit drejt BE-së, sepse është opsioni i vetëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Qëndrimi jonë përballë politikave të BE-së mbetët i pa lëkundur dhe miqësia jonë është lidhur ngushtë sepse vetëm nëpërmjet anëtarsimit të vendit në BE, mund t’i përqafojmë vlerat Evropiane”., thuhet në njoftimin nga Lëvizja Besa

Postime të ngjashme

Shkupjani privohet nga liria për kontrabandim të emigrantëve

R Zh

Regjistrimi në Diasporë dukshëm më i ulët se sa ai para vendimit për shtyrje, kush i dëshpëroi!

R Zh

Mungesa e vaksinave ndërpret edhe fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinim

R Zh

Tridhjetë ditë paraburgim për gjashtë të arrestuarit për tregti të paligjshme me 200 kilogram marijuhanë

R Zh

Sot 46 viktima dhe 687 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

R Zh

Qeveria demanton Milloshoskin: Zaevi dhe Spasovski nuk u kanë dhënë pasaporta pjesëtarëve të ISIS-it

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...